Akuza ministres së Arsimit nga deputeti socialist: Mban në punë njerëz të paaftë se i ka patur shokë klase

Një tjetër deputet i Partisë Socialiste ka akuza për ministra të qeverisë. Këtë rradhë është deputeti Dashamir Kamberi ai që akuzon ministren e Arsimit Nikolla në Komisionin Parlamentar, se mban në Drejtorinë arsimore te Tepelenës shokun e saj të klasës, “person i paaftë”. Deputeti, drejtues vendorë dhe prefektura kanë kërkuar largimin e këtij drejtori, pasi arsimi në këtë qark është në gjendjen më skandaloze. Për socialistin Kamberi, drejtoret e shkollave nuk plotësojnë asnjë kusht ndërsa mësuesit japim mësim jashtë profilit, ndonjëherë edhe në gjendje të dehur. “Mësues që kacafyten, rrihen, mësues dhe drejtorë nën efektin e pijeve, nxënës që rrahin mësues. Eshtë jashtë rolit, nuk kryen detyrën në rolin e më të pafatit përgjegjësi i zyrës arsimore. Ka qenë shoku i klasës së ministres, po mbahet arbitrarisht nga ministrja”, deklaroi Kamberi. Ministrja ka deklaruar se “ai ka qenë në kurs me mua krahas 80 të tjerëve. Një drejtor që fitoi konkursin pa asnjë lloj ndikimi nga ministrja e Arsimit. Drejtuesi i arsimit në Tepelenë është ndër 5 më të vlerësuarit në Shqipëri. Tepelena iu kthye ca serioziteteve që jo gjithkush i pëlqen”.
a.k
Add new comment