Frank Hantke i fondacionit “Friedrich Ebert”: “Si mund të realizohen reformat pa dialog?”

Frank Hantke, drejtor i Zyrës për Shqipërinë i fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” ka dhënë një intervistë për “Deutsche Welle” nbë të cilën flet për reformat dhe realizimin e tyre mbi një bazë të qëndrueshme konsensusi. Së pari Hantke ka nënvizuar se faza europiane ku ka hyrë tanimë Shqipëria e kërkon si normë të vetën dialogun politik, çka nuk dëshmohet këtu, sa kohë që kemi një bojkot parlamentar nga opozita. Lidhur me refromat, sidomos atë në sistemin e Drejtësisë dhe atë territoriale, Hantke shton se ato në thelb kërkojnë përfshirje të sa më shumë njerëzve. “Nuk do të dëshiroja të flisja për pritmëritë, por për shpresat. Unë shpresoj se politikanët e orientuar drejt Europës në drejtimin e partive do ta fitojnë këtë proces dhe do i japin më shumë shpresë shqiptarëve për të ardhmen. Por sërish nënvizoj, si mund të funksionojë kjo pa një minimum të bashkëpunimit mes të dyja blloqeve partikake?”, thotë ai. Edhe për reformën territoriale gjykimi është se miratimi në Parlament është një hap i parë. E rëndësishme është se çfarë ndikimi do të ketë ajo. “Në rastin më të keq, reforma vetëm mund të zvogëlojë numrin e bashkive dhe komunave, ndoshta dhe të nëpunësve civilë, por nuk rrit shërbimet për qytetarët. Prandaj nevojiten më shumë ekspertë për politikat lokale, të cilët duhet të trajnohen sa më shpejt të jetë e mundur. Në rastin më të mirë, reforma territoriale do të hapë derën për më shumë decentralizim dhe kështu për më shumë demokraci”, vijon ai. Nuk mund të parashikohet se cili do të jetë ndikimi i reformës së tanishme, por fakt është se ajo po kalon me kundërshtime.
http://www.dw.de/hantke-reformat-e-domosdoshme-bëhen-vetëm-me-përfshirjen-e-qytetarëve/a-17823618
s.z
Add new comment