Zyrtari i OKB-së lëshohet në lot gjatë intervistës për situatën në Gaza. Shkrimtari Oz: “Nuk mund të sillemi si Krishti, të kthejmë faqen tjetër”

Postuar në 31 Korrik, 2014 12:08

Izraeli nuk duket se do të ndalet deri sa të eliminojë, ose të reduktojë në minimum kapacitetet dhe infrastrukturën e Hamasit. Manovra e organizatës për t’i deleguar rivalit Mahmoud Abbastë Al-Fatahut të drejtën e ndërmjetësimit nuk ka funksionuar dhe sot u bë e ditur se Tel-Avivi ka mobilizuar edhe 16 mijë rezervistë. Nga ana tjetër përveç Iranit që ka bërë thirrje për mbështetje me armë ndaj Hamasit, shtetet arabe nuk duken shumë të angazhuara; të paktën jo si në rastin e Sirisë. Ndoshta kjo është arsyeja që Izraeli po i mëshon fort ofensivës dhe shkatërrimit të tuneleve. Mirëpo kjo taktikë po prodhon viktima në civilë dhe për herë të parë edhe Perëndimi në një masë të madhe nuk është në krah të Izraelit në bllok. Ka bërë bujë një raportim i Chriss Gunness, zëdhënës i United Nations Relief and Works Agency, i cili duket folur për fëmijët e vrarë nga sulmet izraelite,ka qarë live(http://www.youtube.com/watch?v=cu3lYK6OmMI#t=22). Gjithësesi me të hyrë në luftë, çdo analizë nga brenda Izraelit duket se shkon me idenë se kundërvëniet e hapura ndaj veprimeve ushtarake, apo reagimi ndaj taktikës së nisur, do të dëmtonte shumë rëndë shtetin, i cili kësaj radhe ka edhe ngarkesën e madhe të luftës së vitit 2006, kur në vend të nxirrte jashtë loje Hezbollahun, e faktorizoi atë. Edhe një shkrimtar si Amoz Oz ka folur në një interevistë për “Deutsche Welle”, duke nënvizuar se ai është dakord për përgjigje ushtarake të kufizuar te Hamasi dhe te shkatërrimi i tuneleve. Sipas tij 80% e izraelitëve do të binin dakord me çmilitarizmin e Gazës, heqjen e bllokadës dhe në fund edhe me një shtet palestinez, tashmë që edhe palestinezët e dinë mirë se “hebrenjtë nuk kanë për të ikur që aty”. Për më tepër që shembulli i West Bank është tërheqës për palestinezët e Gazës dhe përcakton fundin e politikave të polarizimit që ndjek Hamas. Oz shton edhe një argument të vetin kur vjen puna te kritika ndaj operacioneve ushtarake të cilat nuk kanë perspektivë të vërtetë në kushtet kur Hamasi e dëshiron zgjerimin e konfliktit. “E vetmja alternativë ndaj vazhdimit të operacionit ushtarak është thjesht të ndjekim shembullin e Jezu Krishtit dhe të kthejmë faqen tjetër. Unë nuk kam qenë kurrë dakord me Jezu Krishtin lidhur me këtë nevojën që t’i kthejmë faqen tjetër armikut. Në ndryshim nga pacifistët europianë, unë nuk kam besuar kurrë se e keqja më e madhe  në këtë botë është lufta. Në vështrimin tim e keqja më e madhe është agresioni dhe e vetmja mënyrë që ta kundërshtosh atë është fatkeqësisht forca”, ka thënë Oz.  

http://www.dw.de/oz-lose-lose-situation-for-israel/a-17822511

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.