“Ora News”: Bruçaj viziton “imunët” e drogës në Lazarat, Al-Jazeera dokumentar për fshatin

Postuar në 03 Gusht, 2014 03:18

Familjet lazaratase, jokultivuese të bimëve narkotike janë vlerësuar zyrtarisht nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë. Televizioni “Ora News” raporton se kreu i këtij komuniteti, Skënder Bruçaj, ka zhvilluar mesditën e djeshme një vizitë në fshatin Lazarat, ku kontaktoi me 40 përfaqësues të atyre familjeve lazaratase, që nuk iu bashkuan masivizimit të mbjelljes së bimëve narkotike, ashtu si qindra familje të tjera në këtë fshat, dikur hambar i Shqipërisë për marijuanë.

Përgjatë vizitës së Bruçajt në Lazarat është gjendur edhe një grup xhirimi i rrjetit më të madh televiziv të Katarit Al-Jazeera. Përfaqësues të këtij grupi xhirimi kanë pranuar se ardhja e tyre në fshatin Lazarat, ka për qëllim, realizimin e një dokumentari i cili do të ketë në epiqendër, Lazaratin e pasndërhyrjes së Policisë së Shtetit.

Për më shumë: http://www.oranews.tv/vendi/336959/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.