Miqësorja e Kombëtares U21 me Katarin dështon. Ambasada britanike nuk dha vizat, proteston FSHF

Postuar në 04 Gusht, 2014 16:27

Me një njoftim, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ka dështuar pjesëmarrja e Ekipit Kombëtar Shqiptar U-21, në ndeshjen miqësore kundër homologëve të Katarit, që do të zhvillohej në 6 gusht në “Dandy United Stadium”, të Skocisë, pasi Ambasada Angleze nuk ka dhënë vizat. Kjo ështe një ngjarje që Federata Shqiptare e Futbollit e quan të rëndë dhe një incident të paprecedentë.
“Bëjmë me dije opinionin publik dhe median shqiptare se për këtë ndeshje, prej dy muajsh Federata Shqiptare e Futbollit, ka vlerësuar me seriozitetin më të lartë, këtë event dhe procedurat përkatëse, duke përgatitur lista me kandidatë (shumë e vështirë, duke patur parasysh që futbollistët gjatë kësaj periudhe janë në fazë përgatitore me ekipet e tyre) dhe duke plotësuar të gjithë dokumentacionin përkatës, Aplikimi është kryer nëpërmjet agjensisë “Teleperformancë” (autorizuar zyrtarisht për këto çështje nga Ambasada Angleze në Poloni) më datë 22 dhe 23 korrik. Janë dorëzuar te gjitha dokumentat përkatëse për aktivitetin financiar nga fluturimi, akomodimi, transporti lokal dhe gjithçka tjetër, që ishin të mbuluara. Regjimi i kërkuar i vizave ishte “priority”. Sot më datë 4 gusht, ekipi priste që të merrte vizat dhe të nisej për në Skoci, por përgjigja e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, ishte një refuzim i papritur sidomos “për arësye financiare!”, pavarësisht dokumentacionit të plotë e të dorëzuar në afat”, thotë ndër të tjera FSHF.

a.k

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Ne jemi republike e preshit. Askush nuk na merr seriozisht.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.