Edhe ministrja Nikolla ka bërë një master tek ish UFO. Gjithsesi, ja heq liçencën

Postuar në 04 Gusht, 2014 14:02

Vetë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka studiuar për master në Administrim Publik në universitetin privat Albanian University, ish UFO, por duket se kjo nuk e ka penguar të propozojë ditën e sotme heqjen e licensës për 31 institucione private mes të cilëve 17 universitete ku figuron edhe institucioni i mësipërm.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, laureuar për matematikë në vitin 1989 në Universitetin e Tiranës, e ka kryer masterin në vitin 2010. Por vallë fakti që ka qenë dëshmitare si funksiononte Albanian University, e ka nxitur për ta futur në listë?!  

a.k

Comments

Submitted by Mushkonjat e Di... (not verified) on

<p>Ironi ndaj ministres Nikolla apo me të vërtetë e vë në pyetje që Nikolla është nxitur në ndalimin e &quot;universitetit UFO&quot; për arsye të eksperiencës së saj &quot;shkencore&quot;. Më kujton atë barcaletën e dy vetëve që hasin rrugës një pirg m*ti dhe fillojnë&nbsp;e argumentojnë është apo s&#39;është, dhe pasi bëjnë testin empirik duke e provuar me gojë thonë: &quot;Shyqyr që s&#39;e shkelëm!&quot;. Në rastin e&nbsp;ministres sonë të dalë nga&nbsp;&quot;universi UFO&quot; çështja qëndron më e komplikuar. Ajo, si të thuash, edhe e ka shijuar edhe e ka shkelur. Natyrisht që kjo eksperiencë e kualifikon atë si dëshmi të gjallë të sistemit të dështuar akedemik shqiptar. Pyetja është nëse është e kualifikuar ministrja Nikolla për të qenë minstre, sidomos e arsimit. Përgjigjja natyrisht është: Jo!</p><p>Çuditem që deri tani nuk na është ofruar nga shtypi&nbsp;një listë e politikanëve, në pushtet ose opozitë, me diploma nga unversitete sharlatane. Përveç Nikollës dëgjojmë të jetë edhe këshilltari i Ramës për diplomaci, Fete Velaj, i diplomuar nga &quot;univeriteti Krstal&quot;. Po të tjerë?! Dhe me çfarë përgjegjësie?!</p>

Submitted by Anonymous (not verified) on

<p>Universitetit UFO (apo Albanian University) nuk i eshte hequr licenca, por eshte eshte pezulluar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.