Mbyllja e universiteteve, studentët e tyre duhet ta gjejnë vetë se ku do të regjistrohen. Ministria ndërhyn vetëm në rast problemesh

Mbyllja e disa universiteteve nga qeveria shqiptare ka hapur problemin e studentëve ekzistues që mbeten kështu në mes të rrugës. Për këtë problem, ideja e Ministrisë së Arsimit, që të jenë vetë studentët që të rregullohen vetë, duke u regjistruar në tregun universitar. Në rast se do të hasen probleme, atëherë MAS-i do të ndërhyjë me komisionin e vet që të zgjidhë çështjen. Edhe ministrja e Arsimit foli dje më këtë rast, por duket se problemi është shumë më kompleks dhe i vështirë sesa duket. Edhe pse lloji i problemeve mund të jetë gjithëfarësh. Kështu sot në gazetën “Shqip” sillej rasti i një studenti të një universiteti të mbyllur tashmë, i cili teksa kërkonte tërheqjen e dokumenteve origjinale nga sekretaria, i ishte kërkuar si tarifë 500 euro.
s.z
Add new comment