“Rritet çmimi i energjisë për familjarët”, shkruan “Shqip”. Është kusht i pranuar i qeverisë në marrëveshjen e huasë me BERZH

Gazeta “Shqip” shkruan sot për rritjen e çmimit të energjisë për familjarët. Sipas kësaj gazete, kjo vjen si pasojë e kushteve të një marrëveshjeje me BERZH-in , Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila i ka akorduar qeverisë shqiptare një hua prej 160 milionë eurosh. “Sipas marrëveshjes, e cila zbardhet për publikun vetëm pasi ka kaluar të gjitha fazat e miratimit, qeveria shqiptare duhet të zbatojë një normë të sheshtë tarifimi përe klientët shtëpiakë të CEZ Shpërndarje...Qeveria zotohet të ndryshojë tarifën për familjarët”, shkruan “Shqip”, duke thkesuar më tej se aktualisht qeveria ka nxjerrë një vendim për zbatrimin e një norme të sheshtë, por që i shtyn zbatimin e tarfiave të reja për në fund të vitit 2014.
s.z
Comments
Epo c'pastaj! "shqipi" na del
<p>Epo c'pastaj! "shqipi" na del se mbron familjaret. Por gjitha ato spekullime qe behen me tarifen familjare, duke i ndare familjet e pasura ne shume trungje, madje njeri e familje, qe te pagujne disa fatura per 300 vatshin e pare, kur konsumi eshte i prerbashket. Kete nuk e shikon Shqipi, apo do sensacion?</p>
Add new comment