Guvernatori deklaroi se në vjedhjen e BSH-së çaloi aspekti njerëzor. Në fakt një muaj më parë FMN-ja kritikonte rregulloren

Postuar në 07 Gusht, 2014 09:20

FMN-ja ka paralajmëruar për probleme me auditimin e Bankës së Shqipërisë dhe këtë e ka bërë me një raport të vetin një muaj më parë. “Strukturës qeverisëse të bankës i mungon mbikqyrja efektive e auditimit të brendshëm, raportimit financiar, si dhe çështjeve të kontrollit. Madje, siç nënvizon FMN, të paqarta dhe të panormuara në rregullore janë edhe politikat e procedurat për përzgjedhjen e audituesit të jashtëm. Përballë këtyre problemeve, FMN i rekomandon Bankës së Shqipërisë ngritjen e një këshilli të posaçëm, i cili duhet të mbikqyrë auditimin e brendshëm dhe që të përbëhet nga persona jashtë rrethit ekzekutiv të bankës”, citon “Top-Channel” raportin e FMN-së. Dhe siç njofton po “TCH”, BSH-ja ka reaguar ndaj këtij sugjerimi vetëm 4 ditë pasi u konstatua vjedhja. Dokumenti ka rëndësi pasi ai hedh poshtë alibinë e Ardian Fullanit se në rastin e vjedhjes çaloi elementi njerëzor, kundrejt rregulloreve që sipas tij ishin në rregull. Në fakt problemi ka qenë vetë “rregullorja” dhe minimumi në këtë rast mund të kemi të bëjmë me një neglizhencë që buron direkt nga ai që anëtarja e Këshillit Mbiukëqyrës, Ermelinda Meksi, e quajti Administratori.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=282440

s.z 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po e mira nuk ka fund... Pas nje viti FMN-ja nuk eshte cudi qe, e nisur nga pervoja boterore, te sugjeroj perseri rregullime ne rregulloret. Kjo eshte dialektike. Nuk mund te nxirren perfundime te tilla eklektike. Pse po ta permiresonte rregulloren jo pas nje muaji por pas nje dite nuk do kishte ndodhur vjedhja! Vjedhja eshte vjedhje dhe eshte &quot;kaq e zonja&quot; sa te tejkaloje cdo rregullore. Jane njerezit qe parandalojne ate ne radhe te pare, pastaj rregulloret, qe gjithesesi kane rendesi shume, shume te madhe, por jo absolute. Gazetaret duhte te jene me te thelle, jo te siperfaqshem dhe te bejne lidhje per gjere qe nuk kane lidhje.</p>

Submitted by Guberna (not verified) on

<p>Po pse t&#39;i bejme rregulloret atehere? Te zgjedhim nje Guvernator qe na jep besen dhe fleme rehat. Pastaj kete te rregullores e nxori ne drite Guvernatori, nderkohe qe raporti i FMN-se konstaton se edhe vete rregullorja ka patur probleme te evidentuara. Me problemet te rregullorja vjen ne vemendje nje mangesi e vete sistemit aty. Ndaj eshte detyra e Guvernatorit te jete shume i thelle; perndryshe, ne versionin me dashamires, per ta thene shqip dhe pa keqdashje, rezulton leshko perkundrejt &quot;ustallareve&quot; qe i kishte vartes. Ose neglizhent ne maksimum. Dhe si i tille eshte shume me destabilizues per sistemin bankar, sesa po te jape dorehqejen.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.