Gazmend Turdiu deklaroi se nuk ka qenë pjesë e grupit negociator për marrëveshjen e detit. Por sot “GSH” ngre dyshime të forta për pretendimet e tij

Gazmend Turdiu, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme ka deklaruar dje në një prononcim për “Neës24” se ai nuk ka qenë pjesë e grupit negociator për marrëveshjen e detit me Greqinë në vitin 2009. Turdiu e ka arsyetuar këtë mungesë me faktin se asokohe ai ka qenë në Berlin dhe është kthyer në Tiranë vetëm në shtator të vitit 2009. Mirëpo sot, “Gazeta Shqiptar” shkruan se Turdiu përmendet si 1 nga 11 negociatorët e grupit në dosjen që i është vënë në dispozicion “GSH-së” për këtë çështje nga ish-drejtori i Drejtorisë së Informacionit i asaj kohe, Taip Sulko. “Dosja zyrtare e negociatave me palën greke që “GSH” ka mundur të sigurojë zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme evidenton pikërisht Gazmend Turdiun si njërin nga 11 negociatorëve të palës shqiptare. Në 15 nëntor 2009, drejtori, aso kohe, i Drejtorisë së Shtypit e Informacionit në MPJ, Taip Sulko, vuri në dispozicion të “Gazeta Shqiptare”, pas një kërkese zyrtare për informacion, dosjen e plotë të negociatave me palën greke. Nga këto dokumenta zyrtare të MPJ-së, emri i Gazmend Turdiut rezulton si 1 prej 11 negociatorëve që u autorizuan nga pala shqiptare për të arritur marrëveshjen me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar. Në atë periudhë, po sipas dosjes që na vuri në dispozicion MPJ, rezulton se Turdiu u ngarkua negociator, pikërisht për shkak të postit që mbante, Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Çështjeve Juridike, Ndërkombëtare dhe Konsullore. Vlen të theksohet gjithashtu se në datat 18-19 Mars 2009, Turdiu ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët dypalësh Shqipëri-Greqi. Dhe kjo mund t’i faktohet lehtësisht”, shkruan “GSH”. Turdiu është i vetmi që ka dalë me këtë pretendim nga të 11 emrat e përmendur në çështjen në fjalë.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/turdiu-nuk-negociova-kufirin--zbardh...
s.z
Comments
Cfare eshte kjo farse tani,
<p>Cfare eshte kjo farse tani, do te hetohen ata qe bene projektin, por ata qe e merituan edhe kishin ne dore gjithcka, cfare do te behet me ta, apo nuk kane gjera te tjera te merren?</p>
Add new comment