“Rishfaqet” Pacolli: “Humbja jonë? Kemi qenë më shumë institucional, sesa të merreshim me punë private dhe klanore”

Postuar në 07 Gusht, 2014 08:22

Behgjet Pacolli, biznesmeni i njohur kosovar, njëkohësisht politikan aktiv në skenën e Kosovës, i ka dhënë sot një intervistë gazetës “Express”. Pacolli flet për situatën paszgjedhore, për zhvillimet në dialogun ndërpartiak etj.. Ka një moment që vlen të hiqet mënjanë dhe kjo është analiza e tij për rezultatin e dobët në zgjedhjet e fundit, ku AKR-ja e drejtuar prej tij nuk arriti të kapte as pragun prej 5%. “Ndoshta s’kemi qenë në konform asaj që qytetarët e Kosovës e kërkojnë. Ne s’kemi ditur të shajmë, s’e kemi fyer askënd, s’kemi ditur të shantazhojmë askënd, s’kemi ditur të vjedhim. Por, kemi punuar për institucionet dhe kemi qenë shumë më tepër institucional se sa të merremi me punë private e klanore. Ky është konkluzioni im nga analiza që kemi bërë”, thotë Pacolli, në një qëndrim që ka të vërteta brenda për llojin e politikës shqiptare.

http://www.gazetaexpress.com/intervista/interviste-me-pacollin-bllokada-...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.