Pëllumb Pipero flet në “GSH” për rrezikun e Ebolës. “Janë 170 shqiptarë që punojnë në Afrikë”

Janë 170 shqiptarët që punojnë në Afrikë, madje në Sierra Leone, Guine, apo edhe Nigeri, aty ku së fundmi ka nisur epidemia e Ebolës. Ndaj, për ish-drejtorin e Politikave Shëndetësore, Pëllumb Pipero, rreziku i importimit të virusit është real. “Sigurisht që Shqipëria është shumë larg gjeografikisht vatrave të virusit Ebola. Megjithatë, duhet të mbajmë parasysh se ne kemi një numër të caktuar shtetasish shqiptarë, të cilët punojnë pranë këtyre vatrave, pra punojnë në Afrikë. Në këto kushte, ata mund të kthehen në importues të virusit edhe te ne. Unë do të sillja krahasimin me malarjen, ku të gjitha rastet që u evidentuan në vendin tonë ishin të importuar nga punëtorët e Afrikës”, thotë Pipero. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar dje se ka nisur marrjen e masave si dhe ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin destinacionet e Afrikës.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/virusi-ebola-pipero-mund-te-sillet-a...
s.z
Add new comment