Organizata Botërore e Shëndetësisë: “Ebola”, rrezik ndërkombëtar

Epidemia e virusit vdekjeprurës “Ebola” që ka shpërthyer në Afrikën Perëndimore është një ngjarje e jashtëzakonshme me rrezik ndërkombëtar. Kështu është shprehur Drejtoresha e Përgjithshme e OBSH, Margaret Chan në ditën e dytë të samitit mjekësor në Gjenevë. Sipas saj, duhet një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare është thelbësore në ndalimin e përhapjes së virusit.
Deri më tani, rreth 1 mijë persona kanë humbur betejën me “Ebola” i cili ka shpërthyer në 4 vende të Afrikës Perëndimore Guine, Liberi, Nigeri dhe Sierra Leone. Në bazë të dhënave të deritanishme janë konstatuar më shumë se 1700 persona të infektuar, ndër ta 3 misionarë të huaj, 2 amerikanë dhe një prift spanjoll. Ky i fundit është europiani i parë i prekur me Ebola dhe aktualisht po mbahet në një klinikë të izoluar në Spanjë.
Për më shumë: http://ëëë.shqiptarja.com/Bota/2728/organizata-bot-rore-e-sh-ndet-sis--virusi-ebola-rrezik-nd-rkomb-tar-231730.html
n.k
Add new comment