Inflacioni për korrikun 1.8 %, prirje e qytetarëve drejt kursimit

Edhe gjatë muajit korrik, i cili zakonisht mban edhe shpenzimet më të larta të qytetareve për shkak te largimit me pushime apo ardhjes së turistëve të huaj, inflacioni sërish shënoi vlerën e ulët prej 1.8%. Kjo shifër tregon prirjen e konsumatorit drejt kursimit dhe gjithashtu flet se situata ekonomike nuk është me optimalja.
Sipas Institutit të Statistikave, kontributin më të madh në normën e ulët të inflacionit e ka dhëne ulja e çmimeve të ilaçeve, veshjeve dhe grupit “komunikacion”, i cili lidhet me tarifat e internetit dhe telefonisë. Po ashtu çmimet janë ulur edhe për grupin e ushqimeve, ndërsa ka patur rritje për grupin e duhanit dhe alkoolit si dhe janë rritur çmimet për bizneset qe ofrojnë shërbime. Kërkesa e ulet për mallra bën qe tregtaret te ulin çmimet ne mënyrë qe te nxitin blerjet. /Vizion Plus/
Add new comment