Nis “emetimi” i deklaratave politike për dorëheqjen e Fullanit. Deputeti Fatmir Toçi: “Nuk mund të zbardhet problemi, pa dorëheqjen e Guvernatorit”

Duket se presioni në rritje i opinionit publik po e sjell politikën, ose pjesë të saj më afër kërkesave apo klimës aktuale për skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Kështu deputeti socialit i Vlorës, Fatmir Toçi ka deklaruar sot në një intervistë për “Ora-Neës” se përgjegjësia për vjedhjen bie mbi kupolën e BSh-së dhe detyriomisht Guvernatorin. “Personalisht, por edhe si person i veshur me petkun e një përfaqësësie në Vlorë mendoj se gjëja e parë moralisht ishte që të jepte dorëheqjen për t’i hapur rrugë hetimeve. Nuk mund t’i hapë rrugë hetimeve duke qenë një guvernator në detyrë. Është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në sistemin bankar. Moralisht, duhej të menjëherë për të ulur revolatat popullore reagimet e mëdha dhe tejkalimet në rrjete sociale. Jam i bindur se hapi i parë ligjor, për t’i hapur rrugë hetimeve, duhej të ishte dorëheqja, jo vetëm e e guvernatorit, por e të gjithë kupolës së bankës së shtetit, dhe e gjithë kjo t’i kalojë prokurorisë. Por nuk mund të zbardhet problemi nëse guvernatori i Bankës nuk jep dorëheqjen, dhe jo vetëm.”, tha Toçi. Por ai ka ecur më tutje teksa ka kujtuar disa ngjarje të rëndë për sistemin financiar shqiptar, por edhe një akt të Ardian Fullanit si Guvernator që ngre dyshime të mëdha. “...Është afera e rrënimit të hotel Dajtit. Një nga veprat arkitekturore më të rëndësishme të Tiranës. Mos harroni 30 milionë euro janë dhënë gjoja sikur e bleu Banka, nuk dihet ku kanë vajtur janë financuar fushata, afera në grupe të caktuara dhe akoma nuk po I del koka cfarë do bëhet me këtë hotel”, ka thë Toçi.
http://www.oranews.tv/vendi/edhe-deputeti-i-ps-se-fatmir-toci-fullani-e-...
s.z
Add new comment