Shkodër, dy të vdekur dhe katër të plagosur pas rënies së makinës në greminë

Një makinë e tipit “Range Rover”, me targa AA 592 AL, ne të cilin udhëtonin 6 persona doli nga rruga dhe përfundoi në një greminë rreth 80 metra poshtë tek vendi i quajtur Guri i Maxhit, në aksin rrugor Dukagjin – Shkodër.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, ndërsa katër të tjerët kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00.
Sipas policisë, kanë humbur jetën shtetasi italian, Giorgio Cotolina, 67 vjeç me banim në Torino dhe Pllumb Muri, 35 vjeç, banues në Nicaj.
Ndërkohë të plagosurit janë drejtuesi i mjetit Fatjon Pjetri 28 vjeç, Kristian Gjini 23 vjeç, Fran Deda 23 vjeç, Erald Papleka 22 vjeç, të cilët janë dërguar në gjendje të rëndë në spital.
http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-aksidentohet-furgoni-me-5-pasagjere-...
S.S
Add new comment