Dhori Kule: "Vjedhja në Bankën e Shqipërisë nuk ka lëkundur besimin në sistemin bankar"

Pas skandalit të vjedhjes së parave nga Banka e Shqipërisë, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës në këtë institucion dalin njëri pas tjetrit për të folur për gjendjen e ekonomisë. Këtë herë ka qenë Dhori Kule ai cili ka komentuar për situatën e sistemit bankar. Kule është në të njëjtën linjë me deklaratat e anëtarëve të tjerë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
“Ngjarja e ndodhur në Bankën e Shqipërisë nuk e ka lëkundur besimin e shqiptarëve në sistemin bankar.” Sipas tij pas 21 korrikut, kur dhe u bë publike vjedhja e afro 7 miliardë lekëve në Bankën Qendrore, ka pasur rritje të depozitave në sistemin bankar. Kule pohon se ngjarja nuk ka pasur ndikim negativ as në sistemin bankar, por as në ekonominë e vendit.
Ndërsa për rregulloren e Bankës së Shqipërisë, Kule thotë se: “Ajo është e standardeve të bankave ndërkombëtare, por pavarësisht kësaj, Këshilli Mbikëqyrës në mbledhjen më të fundit ka kërkuar marrjen e të tjera masave për të rritur në maksimum sigurinë në këtë institucion.”
Kule sqaron se gatishmëria për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin e të gjithë punonjësve të bankës të përfshirë në të.
S.S
Add new comment