Akuzat e opozitës, Jamarbër Malltezi me një shkrim te “Panorama” “përllogarit” dëmin që vjen nga vendimet e fundit të qeverisë

Jamarbër Malltezi publikon sot te rubrika “Opinion” e gazetës “Panorama” një shkrim i cili në fakt është një lloj përsëritje e “narrativës” propagandistike të PD-së për të gjitha vendimet dhe nismat e fundit të qeverisë. Nis me uljen e taksave, premtimin e famshëm për ulje në masën 97%, vazhdon me CEZ-in, për të cilin në mënyrë kuptimplotë tërheq vëmendjen për faktin se u shmang arbitrazhi, ecën më tutje me çështjen e shkollave dhe universiteteve dhe përfundon me temën e borxhit dhe atë të rritjes së çmimit të energjisë në kuadër të marrëveshjes me BB-në. Është një e vërtetë që nismat dhe zhvillimet e fundit, qoftë CEZ-i, qoftë kjo e energjisë, apo edhe ajo e taksave, kanë shumëçka për t’u kritikuar, pse minimalisht nuk i janë sqaruar opinionit publik. Ose janë hedhur në treg si formula sa për të kaluar radhën. Por është njëra gjë, kur oponenca bëhet nga ekspertë që nuk i mungojnë PD-së, apo edhe kur opozita parashtron alternativa dhe është krejt tjetër të synosh ngulitjen e disa akuzave-klishe që i “tregton” si bindje, apo si fakte. Nga ana tjetër, disa media kanë zbardhur po dje një “aktivizim” të djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berishës, për çështje që kanë të bëjnë me politikën, teksa replikonte me ironi në “Facebook” ndaj deputetes Mesila Doda. Sot në opinionin e z. Malltezi përsëriten tezat identike, të përcjella nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ndaj është legjitime të mendohet, apo të pranohet si e mundshme ajo që shkruante “Mapo” për një rikthim të shpejtë të Sali Berishës në krye të punëve në PD. Vetëm se ndoshta kësaj i duhet shtuar edhe fakti se lëvizja mund të legalziojë atë që pëshpëritet prej kohësh, e që është përfshirja në politikë direkte edhe e disa personave që janë të afërt me të dhe që kanë edhe lidhje familjare. Nëse kjo ndodh, me siguri do të vendoste një precedent të ri në Shqipëri.
http://www.panorama.com.al/2014/08/10/97-apo-100/
s.z
Comments
C'eshte ky...kush eshte ... o
<p>C'eshte ky...kush eshte ... o zot,keta jane me keq se familja Hoxha,e quajne Shqiperine placke te tyren,fusin hundet nga mbesa te dhendri vajza,djali,kot nuk quhej oborri qeveritar,cfare neverie...</p><p> </p>
Ku e pe kete precedentin e ri
Ku e pe kete precedentin e ri ti??? Ke nje tuf me politikane sot qe kabe lidhje gjaku me ish antaret e byros. Apo ato nuk quhen???
Add new comment