Pasuria e 10 të akuzuarve për grabitjen e Bankës së Shqipërisë: Biznese, apartamente dhe troje

Postuar në 10 Gusht, 2014 04:13

Hetimet për grabitjen e Bankës së Shqipërisë kanë nisur me verifikimin e pasurisë së personave të arrestuar, të cilët dyshohet se janë përgjegjës apo autorë të vjedhjes.

Nga verifikimet paraprake në Zyrën e Regjistrimit të Paluajtshme, janë identifikuar të 7 objekte pasuri të paluajtshme (biznese, apartamente dhe troje), në pronësi të 10 të arrestuarve për vjedhjen e bankës, që dyshohet të kenë lidhje me 713 milionë lekët që i mungojnë sot Thesarit të Shtetit, raporton gazeta “Shekulli”.

Por, nga ana tjetër, zyrtarët e Bankës së Shqipërisë, duket se i kanë paraprirë dyshimeve dhe veprimeve të mundshme të prokurorisë, pasi asnjë kacidhe nuk u është shtuar llogarive të tyre bankare, që nuk justifikon të ardhurat e tyre.

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=53007&kat=87

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.