Vritet me snajper 19-vjeçari shqiptar duke luftuar për “jetë të përhershme”

"Ne jemi kërkues të shehidllëkut, nuk kujdesemi për jetën e kësaj bote, sepse ajo është e mangët dhe e lirë, synimi jonë është jeta e përhershme". 19-vjeçari Patriot Matoshi, ka hedhur këto fjalë në profilin e tij në Facebook para se të përfshihej në betejën e tij të fundit në Irak, raporton “Shqiptarja.com”. Ndërsa gazeta kosovare “Express”, raporton se Matoshi ishte nga Gjilani.
Pas kësaj shokët e tij, bashkëluftëtarë me të kanë njoftuar se 19-vjeçari: “ka rënë shehid”. Matoshi, i cili ka studiuar në Medresenë “Alauddin” iu ishte bashkuar luftëtarëve shqiptarë fillimisht në Siri para disa muajsh, ndërkohë bëhet e ditur se ka pasur një kohë aktive duke marrë pjesë në shumë aksione.
Gjithashtu mësohet se gjatë kësaj kohe 19-vjeçari është njohur me emrin Musab, ndërsa po kështu, mësohet se ai ka qenë mjaft aktiv edhe në internet duke publikuar thuajse përditë lajme nga lufta apo edhe citate dhe video nga skenat e betejave të ndryshme ku merrte pjesë.
Bashkëluftëtarët me të bëjnë të ditur se ai është vrarë me një plumb snajperi në fytyrë vetëm pak minuta para se të bashkohej me ta për të kryer ritin e faljes së drekës.
Forumet e xhihadit thonë se ky person është Patriot Matoshi nga Gjilani. Express raporton se faqet e xhihadit kanë sqaruar edhe mënyrën e vrasjes së tij:"Para namazit të xhumas vllau ynë patriot matoshi vdiq (ra shehid ishaaAllah) nga plagët e rënda ndrroi (u godit nga një snajper) jetë luani i madhë i kosovë dhë në qastet e fundit të jetës së tij, ishte duke berë tekbir, Allahu subhaneu ue te ala e pranoft shehid dhe e bashkoft me pejgamberin (sala llahu alejhi ve selem) dhe me te gjithë shehidat ne xhennetin firdeus.Allahume amin".S.S
Add new comment