Bukoshi sërish në garën për LDK-në? “Express” shkruan se ai është nga emrat me përkrahje nga të pakënaqurit

Gazeta “Express” në Kosovë shkruan se Bujar Bukoshi mund të jetë një ndër kandidatët për kryetar të LDK-së. Kjo pasi situata për këtë parti të drejtuar nga Isa Mustafa ka kohë që është jo e mirë, nsiur nga rezultatet në zgjedhje. Ai garoi dikur edhe përballë Fatmir Sejdiut, por u tërhoq me pretendime për procesin jodemokratik sipas tij, brenda partisë. Bukoshi është një figurë komplekse e skenës kosovare, sidomos për rolin e tij si kryeministër i qeverisë në ekzil së Republikës së vetëshpallur në vitin 1990. Vetë ai nuk ka konfirmuar gjë zyrtarisht, por duhet thënë se Bujar Bukoshi është një figurë e së shkuarës, historisë politike kosovare dhe ngjan pak e vështirë kthimi i tij në timon sërish.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/bujar-bukoshi-perseri-kandidat-per-kr...
s.z
Add new comment