Fatos Klosi: "Kur ka papërgjegjshmëri në një institucion si Banka e Shqipërisë, merreni me mend se çfarë ndodh në institucionet e tjera"

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, thotë se me grabitjen e Bankës së Shqipërisë është cenuar siguria kombëtare, ndërsa bën fajtor për këtë Guvernatorin Fullani.
Sipas tij, Fullani është votuar nga përfaqësuesit e popullit në Parlament dhe është ai përgjegjës për mirëfunksionimin ose keqfunksionimin e institucionit që drejton.
“Është një ngjarje e rëndë dhe çuditërisht për mënyrën se si janë sjellë punonjësit e Bankës, ngjan shumë me vjedhjen e Thesarit të Shtetit shumë vite më parë”, thotë Klosi në një intervistë për gazetën “Panorama”.
“Edhe atje kishte muaj dhe vite të tëra që nuk ishte hapur asnjëherë dera e thesarit dhe nuk dinte njeri se çfarë kishte brenda. E dinin në letra, por asnjë kontroll apo inventar nuk ishte bërë. E njëjta gjë dhe këtu, deklaron punonjësi që unë kam 4 vjet që vjedh dhe asnjë nga strukturat e Bankës nuk e dinte këtë gjë sepse nuk ishin bërë inventarët.”
Klosi nënvizon se grabitja ka ardhur nga papërgjegjshmëria dhe çdo gjë ka ardhur nga mos respektimi i procedurave.
“Për mua është papërgjegjshmëri totale dhe këtu unë shoh një problem të madh. Kur ka papërgjegjshmëri të tillë në një institucion si Banka e Shqipërisë, merreni me mend se çfarë ndodh në institucionet e tjera”, thotë ish-kreu i SHISH.
http://www.panorama.com.al/2014/08/10/klosi-fullani-eshte-fa...
S.S
Comments
Nje nga vellezerit Haxhia qe
<p>Nje nga vellezerit Haxhia qe u denuan si bashkpunetor ne vrasjen e Azem Hajdarit deklaroj se ishte thirrur ne nje takim nga Fatos Klosi atehere shef i SHIK .Haxhia deklaroj se Klosi i kerkoj qe te ishte aktiv ne vrasjen e Azemit dhe si shperblim i dhuroj nje pushke snajper te nje precizioni te larte.Fatos Klosi e pranoj qe ka qen ne takim ne nje vile ne Marikaj midis Tiranes e Durresit,vile qe e perdorte ShIK per punet e pista qe bente.</p><p>Ishte nje takim pune deklaroj Klosi,.........por cdonte kryetari SHIK-ut me nje polic rrugor si ishte Haxhia.</p><p>Mos u merrni shume me Fatos Klosin se eshte nje nga njerezit me maskarenj qe ka patur Durresi</p>
Add new comment