Doda “sherr” me Shkëlzen Berishën për Bumçin, djali i ish-kryeministrit: ‘Thumbat’ për Aldon vlekan më shumë se ato për kundërshtarin

Postuar në 09 Gusht, 2014 12:51

Kritikat e Mesila Dodës për zgjedhjet brenda Partisë Demokratike kanë shkaktuar reagime të shumta në Facebook.

Një prej tyre është edhe djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha. Ironisë së Dodës ia i përgjigjet po me ironi.

“Për disa në opozitë ‘thumbat’ për Aldon vlekan më shumë se ato për kundërshtarin”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Doda duke iu përgjigjur Shkëlzeni, por dhe të gjithë komentuesve ka sqaruar se ajo po kërkon respektimin e kritereve.

“Nuk ka qenë dhe nuk do jetë qëllim goditja e emrave të përveçëm as e z. Mziu dhe aq më shumë e kolegut tim Bumçi. Është e rëndësishme që të respektojmë kriteret dhe kriteri i ndarjes së mandateve nëse u fut si risi do duhej të respektohej për këdo dhe në çdo nivel. Kaq për thelbin e mesazhit që gjithsesi nuk ishte kaq serioz sa e trajtuat….shpresoj që në të ardhmen mesazhe të tilla mos të sjellin kaq shumë sëkëlldisje….”, shkruan Doda.

“Debati i dobishëm mbetet i tillë për aq kohë sa zhvillohet në kushtet e një etike dhe respekti reciprok, në të kundërt nuk është veçse një sherr i shëmtuar brenda shtëpisë, që nuk ofron zgjidhje apo alternative”, shkruan sërish Shkëlzen Berisha.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.