Vaksina kundër Ebolës pritet të jetë gati më 2015-ën

Një nga zyrtarët e lartë të Organizatës Botërore të Shëndetit, Jean-Marie Okwo Bélé është shprehur për Rf1 se është e mundshme krijimi i një vaksine parandaluese kundër Ebolës. Por gjithësesi ajo nuk mund të jetë gati përpara vitit 2015. “Objektivi ynë është që të nisim testin në shtator, fillimisht në SHBA dhe më pas sigurisht në një vend afrikan, meqenëse aty kemi rastet e infektimit. Nga fundi i vitit mund të kemi rezultatet dhe nisur nga emergjneca që po përballemi, mund të përshepjtojmë procedurat për të patur një vaksinë në 2015-ën”, tha Jean-Marie Okwo Bélé. Ky informacion vjen një ditë pasi OBSH-ja e kosnideroi epideminë e Eboës në Afrikë, emergjencë ndërkombëtare.
http://www.ansa.it/sito/notizie/flash/2014/08/08/-ebola-oms-e-emergenza-...
s.z
Add new comment