“Erdhi nga Afrika”, një këngë për kryepeshkopin e KOSH-it, Anastas

Radio “Ngjallja”, që është radioja e Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri ka postuar më datën 6 gusht në “Youtube” këngën “Erdhi nga Afrika”, që i dedikohet Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Sot kënga është postuar edhe në profilin e KOASH-it në “Facebook”. Teksti mund të thuhet se është një përshkrim i veprimtarisë së Kryepeshkopit Anastas në Shqipëri, përcjellë me dashurinë e besimtarit.
“Erdhi nga Afrika në Shqipëri/i dërguari i Patriarkanës Ekumenike
Misionar i ri...
Dhe ky misionar i ri/ është kryepeshkop Anastasi
Lavdi mbë ty o Perëndi
Me besimtarët punove ti
Organizove kishën, klerin, dhe manastire kudo në Shqipëri
Dhe Zoti të dha ty fuqi, urtësinë dhe drejtësinë
Për të formuar Akademinë Teologjike
Dhe Sinodin e Shenjtë në Shqipëri...”
Këto janë disa vargje të këngës, e cila mund të ketë qenë një e papritur e këndshme për Kryepeshkopin. Por në një farë mënyre, e pazakontë është ajo edhe në Shqipëri, meqenëse nuk ndodh përditë, që për figura të njohura të jetës publike, apo figura drejtuese të komuniteteve të caktuara, të shkruhen tekste, e aq më pak të këndohen këngë.
https://www.facebook.com/koash1991?fref=nf
https://www.youtube.com/watch?v=dYNVDsmRDq8
s.z
Comments
Mirese na erdhe kur do ikesh
<p>Mirese na erdhe kur do ikesh</p>
Verifikojeni te "Nene
<p>Verifikojeni te "Nene Teresa": e dini se prej saj mund te vij virusi i fundit...</p><p>Dhe a s'e vute re: tekstin e kenges e ka shkruar vete Hidhesia Janullatos!</p><p>Me ne fund vjen ora qe flasin me veten...</p>
Add new comment