Arkiv-Lajme

“Shqip” shkruan për largimin nga Shqipëria të ”NBG” Bank dhe “Alpha Bank”. Vendimi i miratuar nga Komisioni Europian

Postuar në 14 Gusht, 2014 03:32

Gazeta “Shqip” shkruan sot se dy banka greke që operojnë në Shqipëri do të pezullojnë aktivitetin e tyre. Bëhet fjalë për “NBG” dhe “Alpha Bank” janë bankatq ë zhvendosen brenda dy viteve të ardhshme, në bazë kjo të planeve të miratuara nga Komisioni Europian. “Deri në qershori 2018 NBG Bank duhet të shesë filialet e saj në Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Rumani, Rumani, Serbi, Afrikën e Jugut dhe degën që vepron në Egjipt”, shkruan “Shqip”.

Fullani, intervistë për “Mapo”. “Qëndrimi im në detyrë, tregues përgjegjshmërie për ruajtjen e stabilitetit bankar...Politika ka përçuar maturi”

Postuar në 14 Gusht, 2014 03:13

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fulllani ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Mapo” ku përgjigjet për disa nga pyetjet dhe kërkesat e shtruara së fundmi gjerësisht në opinionin publik. Kështu lidhur e kërkesën për dorëheqje ai shprehet se”Unë e shoh përgjegjësinë administrative të Guvernatorit kryesisht në garantimin e stabilitetit dhe të pavarësisë së bankës. Në këtë kuptim...vijimi im si guvernator i bankës është tregues përgjegjshmërie në raport me rolin që ka ky post në garantimin e sistemit bankar dhe sigurimit të pavarësisë së bankës qendrore”.

Nga shtypi tek interneti, Habermas: “Rrjeti çorienton dhe shpërndan”. Lidhur me Europën thekson dy gabime: Njoha e Kroacisë dhe e Kosovës

Postuar në 13 Gusht, 2014 15:16

“Repubblica” publikonte para disa ditësh një intervistë me filozofin gjerman Jurgen Habermas. Pyetjet zgjerohen disi në argumentet për të cilat kërkojnë përgjigje, por gjithësesi me interes është mendimi i Habermas për dy çështje që si të thuash prekin përditmërinë e thuajse të gjithëve: roli i internetit mbi demokracinë dhe Europa, fati dhe rruga e saj. Lidhur me çështjen e parë pyetja është nëse interneti është një avantazh ose disavantazh për demokracinë dhe Habermas thotë se asnjëra nga të dy opsionet nuk kënaq plotësisht të vërtetën.

Kryeinspektorja e arsimit padit kreun e “Vitrinave” dhe sqaron historinë e diplomës falso

Postuar në 13 Gusht, 2014 13:18

Pas disa fletushkave të shpërndara nëpër Tiranë, më në fund ka reaguar Ejona Isufaj, kryeinspektorja e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve në kontrollin e universiteteve të pezulluara. Ajo ka paditur sot pesë persona, mes tyre edhe dy deputetë të PD-së, për akuzat se e ka false diplomën e doktoraturës. Të paditurit janë Genc Pollo e Luciano Boçi, deputetë, si dhe Edmond Vlashaj, Aldorin Braho e Pirro Çipo, këta të fundit drejtor, administrator e pedagog në Universitetin ‘Vitrina’.

Ambasadorja çeke prononcohet nga Korça për CEZ-in. I cilëson si negative akuzat e PD-së dhe kujton se “Çekia është një vend i Bashkimit Europian”

Postuar në 13 Gusht, 2014 12:04

“Nuk duhet harruar se Çekia është një vend i  Bashkimit Evropian”; kështu është shprehur sot nga Korça ambasadorja e Çekisë në Tiranë, Bronislava Tomasova. Ajo ka folur për çështjen e CEZ-it, i ka cilësuar akuzat e opozitës si negative.  Madje sipas saj, Çekia inkurajon zhbvillimin e sektorit të energjisë, por çështja e CEZ-it, në çdo rastr, sado dashamirës të jetë Praga zyrtare, rezulton me humbje vetëm për shqiptarët. Po kështu, Tomasova ka folur edhe për reformën territoriale, të cilën e ka vlerësuar si pozitive.

“Express” shkruan se prokuroria dhe policia e kanë mbrojtur Shefqet Krasniqin edhe më parë. Dhe sjell disa dokumente për këtë...

Postuar në 13 Gusht, 2014 11:09

Gazeta “Express” publikon sot disa dokumente, që janë në faktr një raport policie i vitit 2009, sipas të cilit në këtë kohë, konkretisht në muajin mars, është vënë në ndjekje imami Shefqet Krasniqi, i cili ngiste makinën e tij Opel Zafira. “Express” shkruan se ngë ndjekje e sipër nga makina e Krasniqit është hedhur diçka, që më vonë, sipas raportit rezultoi të ishin armë.

Një projekt studimor për hapësirën detare dhe disa mendime edhe për marrëveshjen e delimitimit të ujërave me fqinjët

Postuar në 13 Gusht, 2014 10:36

Kapiteni i Rangut të Parë, Artur Meçollari ka publikuar para disa kohësh një studim të quajtur: “UNCLOS 1982 dhe vija bazë e Republikës së Shqipërisë”, e cila është në vija të përgjithshme një analizë e situatës ligjore, historike dhe gjeografike të hapësirës detare të vendit tonë. Meçollari ka mbuluar disa detyra me rëndësi në Forcën Detare dhe duhet thënë se me projektin në fjalë, është ndër të parët pas viteve ’90 që sugjeron një variant të studiuar për “problemet detare” të Shqipërisë.

Pajisja e ushtrisë me karabinën M4; procesi nis me 500 trupa të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë

Postuar në 13 Gusht, 2014 09:16

Analiza e 300 ditëve e Ministrisë së Mbrojtjes, bërë nga titullarja Mimi Kodheli në mesin e muajit korrik, u shoqërua edhe me lajmin se brenda vitit forcat e armatosura do të pajisen me armë kariabinë të tipit M4, që ka kalibrin 5.5, e që është standard për ushtritë e NATO-s. Me këtë njoftim është e qartë se arma më e përhgapur në forcat tona të armatosura do të dalë nga qarkullimi. Mirëpo procesi nuk do të jetë i menjëhershëm, por gradual.

Konferencë mbi potencialin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor më 28 gusht në Berlin. Nismë e kancelares Angela Merkel

Postuar në 13 Gusht, 2014 08:02

Me iniciativë të kancelares gjermane Angela Merkel, më 28 gusht do të zhvillohet konferenca përqendruar te potenciali ekonomik i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Konferenca do të zhvillohet në Berlin dhe ajo do të ketë si moto: “Drejt dinamikave të reja, përmes tregtisë, investimeve dhe bashkëpunimit rajonal” dhe ka si organizator zyrtar Ministrinë Federale të Çështjeve Ekonomik dhe të Energjisë dhe Bashkimin Gjerman të Dhomave të Industrisë dhe të Tregtisë.

Greqi, nxirren në shitje pasuri publike me vlerë 50 mld euro

Postuar në 13 Gusht, 2014 07:50

Në kuadrin e një programi ambicioz për të përfituar 50 mld euro që do të shkojnë në arkën e shtetit, Fondi i Pasurive të Patundshme të Greqisë ka vënë në shitje një  listë me të paktën 13 prona të famshme, të braktisura prej shume vitesh. Midis tyre edhe “Villa de Vecchi”, e njohur si vila e Musolinit, në ishullin e Rodosit, e ndërtuar nga ish-guvenatori i atëhershëm i ishullit, mbështetës i diktatorit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme