Fullani, intervistë për “Mapo”. “Qëndrimi im në detyrë, tregues përgjegjshmërie për ruajtjen e stabilitetit bankar...Politika ka përçuar maturi”

Postuar në 14 Gusht, 2014 03:13

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fulllani ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Mapo” ku përgjigjet për disa nga pyetjet dhe kërkesat e shtruara së fundmi gjerësisht në opinionin publik. Kështu lidhur e kërkesën për dorëheqje ai shprehet se”Unë e shoh përgjegjësinë administrative të Guvernatorit kryesisht në garantimin e stabilitetit dhe të pavarësisë së bankës. Në këtë kuptim...vijimi im si guvernator i bankës është tregues përgjegjshmërie në raport me rolin që ka ky post në garantimin e sistemit bankar dhe sigurimit të pavarësisë së bankës qendrore”. Lidhur me procesin hetimor dhe të akuzuarit, Fullani shprehet se vjedhja në vlerësimin e tij ja ndodhur sepse nuk janë zbatuar “rregullat proceduriale të përcaktuara në aktet e Këshillit Mbikëqyrës dhe në aktet e administratorëve”. Nga ana tjetër Fullan ka nënvizuar se përveç Bitrajt,  të gjithë të akuzuarit janë punonjës të BSH-së përpara se ai të vinte në pozicionin e Guvernatorit.  Ai ka vlerësuar politikën shqiptare “e cila ka përçuar maturi” dhe ka hedhur poshtë informacionet për familjen dhe fëmijët e tij duke i quajtur të pavërteta dhe shpifje.

s.z

Comments

Submitted by Bubi BLU (not verified) on

<p>Shikoje edhe nje here qendrimin te lutem o bir se si dihet</p><p>Mbase te merr BB ose FMN</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.