Konferencë mbi potencialin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor më 28 gusht në Berlin. Nismë e kancelares Angela Merkel

Postuar në 13 Gusht, 2014 08:02

Me iniciativë të kancelares gjermane Angela Merkel, më 28 gusht do të zhvillohet konferenca përqendruar te potenciali ekonomik i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Konferenca do të zhvillohet në Berlin dhe ajo do të ketë si moto: “Drejt dinamikave të reja, përmes tregtisë, investimeve dhe bashkëpunimit rajonal” dhe ka si organizator zyrtar Ministrinë Federale të Çështjeve Ekonomik dhe të Energjisë dhe Bashkimin Gjerman të Dhomave të Industrisë dhe të Tregtisë.  Siç njofton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” në konferencë do të jenë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Sllovenia dhe Serbia. Nuk mund të mos bjerë në sy pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë.

http://tanjug.rs/news/140802/conference-of-western-balkan-states-in-berl...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.