Nga shtypi tek interneti, Habermas: “Rrjeti çorienton dhe shpërndan”. Lidhur me Europën thekson dy gabime: Njoha e Kroacisë dhe e Kosovës

Postuar në 13 Gusht, 2014 15:16

“Repubblica” publikonte para disa ditësh një intervistë me filozofin gjerman Jurgen Habermas. Pyetjet zgjerohen disi në argumentet për të cilat kërkojnë përgjigje, por gjithësesi me interes është mendimi i Habermas për dy çështje që si të thuash prekin përditmërinë e thuajse të gjithëve: roli i internetit mbi demokracinë dhe Europa, fati dhe rruga e saj. Lidhur me çështjen e parë pyetja është nëse interneti është një avantazh ose disavantazh për demokracinë dhe Habermas thotë se asnjëra nga të dy opsionet nuk kënaq plotësisht të vërtetën. “Pas shpikjes së shkrimit dhe shtypit, komunikimi dixhital përfaqëson inovcionin e tretë të madh në planin e mediave. Por kjo nuk krijon automatikisht progres në sferën publike. Përgjatë ‘800-ës-me ndihmën e librave dhe të gazetave të masave-pamë të lindte sfera publike nacionale ku vëmendja e një numri të papërcaktuar njerëzish mund të drejtohej njëkoësisht mbi të njëjtat probleme. Kjo është ajo që rrjeti nuk di ta bëjë: çorienton dhe shpërndan...”, thotë ndër të tjera Habermas. Lidhur me Europën, një temë për të cilën ai është i apasionuar, filozofi shpjegon edhe kritikat. Madje duke nisur nga qëndrimet e politikanëve gjermanë. “Kur Gencher njohu Kroacinë si një shtet të ri sovran, duke kontribuuar në shpërbërjen e Jugosllavisë së vjetër, ai hapi portën për masakrat më të mëdha të ndodhura në Europë pas Luftës së Dytë. I njëjti gabim u përsërit në Kosovë. Bëhet fjalë për hijen e gjatë që nacionalizmi i ‘800-ës ka lëshuar mbi shekullin e 20-të”, thotë ndër të tjera Habermas.

http://www.repubblica.it/cultura/2014/07/30/news/habermas_la_mia_critica...

s.z 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Keshtuqe ky gjoja i mencuri i shekullit thote qe ishte mire qe Jugosllavia e vjeter te mos ishte prishur sepse keshtu masakrat ne vend te ishin nderkombetare do te ishin vetem kombetare. Rrjeti nuk corienton dhe shperndan, perkundrazi rrjeti u heq monopolin e trushplarjes gazetave dhe medieve te tjera. Interneti i jep mundesine te gjitheve ta gjene vehten atje ku e quajne me vend. Para internetit sunduesit kishin me teper censure ne dore.</p>

Submitted by fatmir mehmeti (not verified) on

<p>filozof i shekullit te kaluar qe i shkruan mendimet e veta me makine shkrimi, sepse sdi te perdore &nbsp;kompiuterin. &nbsp;dhe pastaj mundohet te na mbushe mendjen se e ka fajin kompjuteri, dhe jo truri i tij tashme i thare.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.