Kryeinspektorja e arsimit padit kreun e “Vitrinave” dhe sqaron historinë e diplomës falso

Postuar në 13 Gusht, 2014 13:18

Pas disa fletushkave të shpërndara nëpër Tiranë, më në fund ka reaguar Ejona Isufaj, kryeinspektorja e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve në kontrollin e universiteteve të pezulluara. Ajo ka paditur sot pesë persona, mes tyre edhe dy deputetë të PD-së, për akuzat se e ka false diplomën e doktoraturës. Të paditurit janë Genc Pollo e Luciano Boçi, deputetë, si dhe Edmond Vlashaj, Aldorin Braho e Pirro Çipo, këta të fundit drejtor, administrator e pedagog në Universitetin ‘Vitrina’.

Isufaj ka sqaruar se mbi të është hedhur baltë pa të drejtë, duke sqaruar çështjen e doktoraturës së saj.
“Unë kam studjuar në Universitetin e Sienës, (ndër Universitetet më të mira të Italisë ) dhe jam shumë krenare për arritjet e mia”, tha Isufaj, duke shtuar se në vitin 2005, unë si shumë qytetarë të tjerë të Shqipërisë (ndër ta dhe personalitete të njohura) u regjistrua në një institut për studime pasuniversitare. Por kur tentoi të njehsojë diplomën mori vesh që ky institut nuk njihej nga shteti shqiptar. “Unë sot i kuptoj më mirë se kushdo tjetër 6000 studentët e Institucioneve të Arsimit të Lartë që humbën licencën. Vetë ata, ashtu si unë dikur, investuan kohën dhe paratë e tyre në një institucion që kryente veprimtarinë në kundërshtim me kuadrin ligjor. Diferenca midis meje dhe këtyre studentëve është se atëherë shteti nuk ishte asgjëkund për të më lajmëruar as për ligjshmërinë e funksionimit, dhe as për ligjshmërinë e mbylljes së institucionit”, tha Isufaj.

a.k

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

I thone "njësoj diplomat" dhe jo "njehsoj diplomat", dmth i bëj një. Njehsoj dmth llogaris, ose kalkuloj (huazim).

Submitted by Anonim (not verified) on

U ankuam kot per debilet e para 23 qershorit 2013. Debilet e qeverise se tanishme qenkan vertete te paskrupullt. Kjo klase injorantesh qe gjene me te mire ka nje gjuhe te huaj (fituar fale hapjes se kufijve apo ne pune ne vende te ndryshme) nuk ia vlen te degjohet. Shume shpejt kjo klase e paskrupullt do vihet para nga inteligjenca e vertete, e cila tani per tani as degjohet dhe as ndjehet. Njerezit duhet te behen gati ......

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.