Vendi i shkërmoqur, por irakiani Al Maliki nuk heq dorë nga pushteti. Konflikt me presidentin Masum

Gjithçka rreth e rrotull tij po rrezikon të shkërrmoqet, por kryeministri irakian Nuri al Maliki nuk heq dorë nga pushteti. Ndërkohë që Presidenti i Irakut Fuad Masum i ka kërkuar zëvendëskryetarit të parlamentit Haider Al-Abadi të formojë qeverinë e re, Maliki shprehet I vendosur për një mandat të tretë, sepse rezultoi fitues në zgjedhje. Ai ka qenë kryeministër që nga viti 2006, por Parlamenti nuk ra dakord për t’i dhënë atij një mandat të ri.
Maliki i është drejtuar me një ankesë Gjykatës Kushtetuese në të cilën akuzon drejtpërdrejtë presidentin Fuad Masum se ka shkelur Kushtetutën, pasi ka kaluar afati kohor për anulimin e vendimit të parlamentit që nuk e mandaton atë kryeministër. Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Irakut ka nxjerrë një vendim në të cilën presidenti Masum duhet të ftojë Malikin të formojë qeverinë. Por, Masum, jo vetëm që nuk ftoi Malikin, por i ka kërkuar nënkryetarit të parlamentit, Haider Al-Abadit të formojë qeverinë e re.
Kjo krizë politike në Irak, është “qershia mbi tortë” në vendin e sakatuar nga luftrat dhe përplasjet ndërfetare, të cilave tani u është mbivendosur kërcënimi direkt i ekstremistëve të ISIS, që kanë në zotërim zona të tëra të vendit.
a.k
Add new comment