Ish shefi i shërbimit sekret jugosllav, Mustac, nën akuzë nga prokurorët gjermanë: Urdhëroi vrasjen e disidentit Durekoviq

Postuar në 12 Gusht, 2014 09:56

Prokurorët federalë gjermanë përmes një komunikate kanë thënë sot se Zdravko Mustac, si shefi i shërbimit sekret jugosllav, sipas të gjitha gjasave e ka urdhëruar vrasjen e Stjepan Durekoviq 31 vjet me parë, një nga disidentët më të njohur të ish Jugosllavisë, njofton e përditshmja e Prishtinës, Express. Ish shefi i shërbimit sekret jugosllav është akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e kryer para 31 vjetësh në Gjermani. Mustac është akuzuar më 22 korrik pas ekstradimit të tij në prill nga Kroacia. 72 vjeçari tani është nënshtetas i Kroacisë. Durekoviq është vrarë më 28 korrik të vitit 1983 afër Mynihut. Prokurorët gjithashtu kanë njoftuar se Mustac, ndoshta e ka urdhëruar vartësin e tij, Josip Perkoviq, që të planifikojë vrasjen. Ky i fundit gjithashtu është ekstraduar për në Gjermani, gjatë këtij viti; ndërkohë, vrasësi i Durekoviqit nuk është identifikuar kurrë.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.