B.Hysa, ish dekani i shkarkuar për Fakultetin e Mjekësisë: Duhej mbyllur i pari, e ka mbuluar politizimi dhe mediokriteti?!

Me anë të një shkrimi tek “Panorama”, ish-dekani i Fakulitetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, thotë se ky institucion duhej të ishte i pari që duhej mbyllur, sepse nuk funksionon. “Është e habitshme se si ministria e Arsimit dhe e Sporteve, pas ekspertizës ligjore që bëri në fillim të muajit korrik në këtë universitet e mban në këmbë artificialisht një institucion që nuk funksionon. Është e vërtetë se Profesoriati i Fakultetit të Mjekësisë, me një strategji të qartë kërkimore e shkencore, ka bërë përpjekje të mëdha për krijimin e Universitetit Mjekësor, me shpresën se duke krijuar mekanizma institucionalë të caktuar do të luante një rol shoqëror e shkencor me peshë për mbushjen e boshllëqeve në fushën e kërkimeve shkencore, në dobi të zhvillimit njerëzor afatgjatë dhe shoqëror, me qëllim që edhe mjekësia jonë të ketë të ardhme në një botë që është në ndryshim të përhershëm, por askush nuk e mendonte se menjëherë sa do të krihojej ai do të sundohej nga një mediokritet profesional dhe profanizmi politik. Ai ka dështuar fund e krye pasi nuk përfaqëson më interesat autentike të dijes dhe kërkimit shkencor, por ushqen dhe miklon interesat e një klani të ngushtë dhe si I tillë nuk ka asnjë rol shoqëror e publik”, shkruan Hysa, që u shkarkua më 15 korrik si dekan i Fakultetit të Mjekësisë. Atij ju gjetën shkelje nga auditi i brendshëm, duke shkaktuar një dëm prej 55.4 milion lekësh. Sipas Hysës, Fakulteti i Mjekësisë është politizuar.
Por mbeten disa pyetje: Fakulteti u politizua pas 15 korrikut? Vetëm brenda kësaj periudhe e mbuloi mediokriteti professional? Po gjatë viteve që ai ka drejtuar?
a.k
Add new comment