Manjani pa doreza: "PS-LSI nuk e mbështet Fullanin. Ai ose të dorëhiqet, ose të shkarkohet"

Një dritë të re ka hedhur mbi qëndrimin e mazhorancës ndaj krizës në Bankën e Shqipërisë, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Manjani. Ai ka kërkuar dorëheqjen e Guvernatorit Fullani, përballë skandalit që ka rrethuar institucionin që drejtohet prej tij. Manjani tha për ora Neës se ndonëse Fullani është veshur me përgjegjësi ligjore, dorëheqja e tij do të ishte një akt etik që do të ndihmonte vënien nën sundimin e ligjit të gjithë sistemin financiar në vend. “Ky shtet e ka krijuar një standard. Zyrtari publik në kushtet e çfarëdo skandali, edhe më të vogël se i Fullanit ka dhënë dorëheqjen. Me përjashtim të Lulzim Bashës e Sali Berishës të gjithë zyrtarët e tjerë të këtij shteti, kur janë gjetur përpara kushteve të tilla kanë dhënë dorëheqjen, ose janë shkarkuar. Edhe në rastin në fjalë Fullani s’ka pse të bëjë përjashtim. Ose me dorëheqje ose me shkarkim, duhet gjetur një mënyrë mbi të gjitha të vëmë nën sundimin e ligjit të gjithë sistemin financiar shqiptar.” Nga ana tjetër, Ylli Manjani hodhi poshtë mundësinë se mazhoranca PS-LSI po mbështet politikisht Fullanin.
Më shumë në linkun: http://www.oranews.tv/vendi/nenkryetari-i-lsi-se-manjani-fullani-te-dorehiqet-as-ps-e-as-lsi-se-mbron/
a.k
Add new comment