Fullani shteroi në 65% rezervën valutore dhe përgjysmoi rezervat e arit para zgjedhjeve 2013, thotë “Sot”

Postuar në 12 Gusht, 2014 03:55

Sipas gazetës Sot, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i ndihmuar dhe nga Këshilli Mbikqyrës i ka lejuar vetes të fusë duart në depozitat e BSH në bankat e huaja apo në arin dhe materialet e tjera të çmuara, pasuri e bankës e mbajtur brenda apo jashtë vendit. Sipas ekspertëve, për të prekur këto pasuri të bankës së shtetit, një vend duhet të ketë arsye madhore siç mund të jenë emergjencat kombëtare, apo kriza e thellë ekonomike që prek një vend. Edhe pse Fullani nuk ka pasur asnjë prej këtyre dy shkaqeve, kjo nuk e ka penguar që vetëm për zgjedhjet e vitit 2013, ai të tërheqë mbi 6 miliardë lekë nga ari i mbajtur jashtë vendit, 3.7 miliardë lekë ose 34% të tij, dhe nga ari e metalet e tjera të çmuara në vend afro 1.8 miliardë lekë. Lëvizjet e parasë dhe ekuivalentëve të saj nga viti 2017-2013 tregojnë mënyrën skandaloze të menaxhimit të kësaj pasurie të të gjithë shqiptarëve, lënë në dorën e Fullanit, thotë gazeta.

 

a.k

Comments

Submitted by Denisa (not verified) on

<p>Ne burg per jete qeni bashke me baldozen, te shoqen, dhe femijet pjestare ne krim!</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Aman mor kush i nxjerr keto konkluzionet se jane fantastik fare?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.