Demokratët mbeten pa rrogë, Ilir Meta nuk firmos për kalimin e pagës së muajit korrik

Ashtu siç Jozefina Topalli nuk miratonte pagesën mujore për deputetët e Partisë Socialiste që bojkotonin punimet e Kuvendit pas zgjedhjeve të vitit 2009, dhe Ilir Meta ka lënë pa pagë për muajin korrik deputetët demokratë.
Vendimi për kalimin e pagave për muajin korrik është marrë vetëm për deputetët e mazhorancës të cilët kanë marrë pjesë rregullisht në mbledhjen e Komisioneve Parlamentare dhe në seanca plenare duke mos dhënë asnjë pagë për opozitarët që bojkotuan Kuvendin.
Për deputetët demokrat nuk është bërë asnjë kalim të pagës mujore pasi asnjëri prej tyre nuk ka qenë në Kuvend pas vendimit që morën për të bojkotuar Kuvendin pas incidentit që ndodhi me Strazimirin, shkruan “Shqiptaja.com”.
Comments
Po kjo eshte shume normale
<p>Po kjo eshte shume normale dhe nuk perben lajme. Po te merrnin rrogen do te ishte lajm. Pse nje punetor, kur nuk vjen ne pune, nuk merre rroge? Deputeti cfare eshte"Ha Muço, pi Muço"!</p>
Add new comment