Arkiv-Lajme

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Steinmeier: “Një shtet i pavarur kurd, do të destabilizonte rajonin”

Postuar në 17 Gusht, 2014 13:49

Vizita e ministrit të Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier në zonën kurde të Irakut duket se ka patur për qëllim të lexojë në terren qëllimet dhe dinamikën e lëvzijeve të mëdha që po shoqërojnë këtë vend së fundmi. Dhe Steinmeier ka dalë sot me një deklaratë që pas gjase shpreh qëndrimin gjerman. Sipas tij, krijimi i një shteti të pavarur kurd do të dsestabilizonte të gjithë rajonin. “Për këtë arsye unë shpresoj që uniteti shtetëror i Irakut të ruhet”, tha ai për gazetën “Bild am Sontag”.

OraNews: Drejtoresha e Tatimeve, Briselda Shehaj me skaf privat në Karaburun, drekon me mikeshën e saj (drejtoreshën e Tatimeve Vlorë)

Postuar në 17 Gusht, 2014 13:38

Televizioni “OraNews” raporton se drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briselda Shehaj është parë të zbarkojë me një skaf privat në gadishullin e e Karaburunit.

Cameron: ISIS përbën kërcënim direkt për Britaninë, do përfshihemi në konflikt

Postuar në 17 Gusht, 2014 11:55

Kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se ISIS, organizata e xhihadistëve, përbëjnë kërcënim direkt për Britaninë e Madhe. Për këtë arsye Cameron mendon se edhe shteti britanik duhet të përfshihet në këtë konflikt.

Xhihadistët e ISIS kanë marrë nën kontroll një pjesë të territorit të Sirisë dhe Irakut, prandaj, sipas Cameron, Britania e Madhe duhet t’i përdorë të gjitha aftësitë e saj ushtarake për të ndalur avancimin e tyre.  Gjithashtu ai është shprehur kundër largimit të trupave britanike nga Iraku.

n.k

 

Skandali i BSH, Braçe: "Do të propozoj në Kuvend analizë për nxjerrjen e përgjegjësive ligjore"

Postuar në 17 Gusht, 2014 10:48

Erion Braçe, Kryetari i komisionit kuvendor të Ekonomisë do të propozojë që sesioni i ri i Kuvendit të nisë me një analizë për Bankën e Shqipërisë ka reaguar sot lidhur me skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë.

Këtë reagim Braçe e ka bërë në rrjetin social “Facebook”. Kreu i komisionit të Ekonomisë do të kërkojë nxjerrjen e përgjegjësive ligjore për Guvernatorin, Këshillin Mbikëqyrës dhe Inspektoratin e Përgjithshëm.

Dyndje në bregdetin e Vlorës, 10 km radha e automjeteve në Fier-Levan

Postuar në 17 Gusht, 2014 07:20

Dyndja drejt bregdetit të Vlorës e ka çuar në 10 km vargun e makinave që udhëtojnë në segmentin rrugor Fier-Levan. Trafiku i rënduar është krijuar për shkak të lëvizjeve të shumta që bëjnë qytetarët për të kaluar fundjavën në plazh. Agjencia e lajmeve “Balkanweb” raporton se policia bën me dije se po punon për normalizimin e situatës në qarkullimin rrugor.

n.k

 

Lavdrim Muhaxheri plagoset në Siri

Postuar në 17 Gusht, 2014 06:09

Plumbave në luftën e Sirisë nuk u shpëton as Lavdrim Muhaxheri. Mësohet se xhihadisti kosovar, i njohur ndryshe si “Luani” i Kosovës është plagosur gjatë luftimeve dhe po mjekohet në shtëpi. “Ora Neës”raporton se ka qenë shoku i Muhaxherit, Saleel Al Sawarim (edhe ky nga Kosova) ai që ka njoftuar përmes rrjeteve sociale ngjarjen e ndodhur.

Rama reagon për ngjarjen e Sarandës dhe distancohet: Për ne e keqja s’ka parti dhe s’ka vend mes nesh

Postuar në 17 Gusht, 2014 06:02

Kryeministri Edi Rama ka reaguar dhe është distancuar nga ngjarja e ndodhur në Sarandë ku një funksionar i zyrës së deputetit Koço Kokëdhima është arrestuar pas denoncimit se kërkonte favore seksuale në këmbim të punës. Pas postimit  të paradites ku njoftoi Shqipëria ka arritur të renditet e treta në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, të zhvilluar në Ankara të Turqisë duke marrë medalje të bronxtë, Rama ka bërë edhe postimin për ngjarjen e Sarandës.

Kisha Katolike meshë dhe lutje për Irakun: Kalifati i “ISIS” rrezik dhe për myslimanët

Postuar në 17 Gusht, 2014 05:25

17 gushti në të gjitha kishat e vendit ka qënë një ditë lutje për paqe në Irak dhe vendet e tjera ku ka luftë.  Në katedralen e “Shen Shtjefnit” në kryeqendren e veriut, mesha u kremtua nga arqipeshkëvi i Shkodrës dhe njëherësh kryetari i konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, imzot Angelo Massafra. Massafra theksoi se Kalifati që po ndërtohet nga “ISSIS” është një rrezik për të gjithë, edhe për myslimanët. Ai kërkoi që bashkësitë ndërkombëtare të jenë besnik ndaj të drejtave të njeriut dhe të ndërhyjnë, siç vepruan në kohën e luftës në Kosovë.  

DAP njofton nisjen e “spastrimit” të administratës publike nga “të papërshtatshmit”. S'ka "status" për ata që s'plotësojnë kriteret

Postuar në 17 Gusht, 2014 04:32

Ata punonjës që nuk plotësojnë kriteret për vendin e punës në administratën publike nuk do të përfitojnë statusin e nëpunësit civil, ndryshe nga sa parashikohej në variantin e paamenduar të ligjit të ri për statusin e nëpunësi civil. Drejtorja e Departamentit të Administratës Publike Albana Koçiu njoftoi se janë shqyrtuar të gjithë dosjet e punonjësve ekzistues të administratës publike dhe për rastet e mosplotësimit të kritereve nuk do të jepet statusi i nëpunësi civil.

Bota në prag lufte? Një studim dëshmon se vetëm 11 shtete nuk janë të përfshira në konflikte

Postuar në 17 Gusht, 2014 03:41

Sipas një studimi të kryer sëfundmi nga Instituti për Paqe dhe Ekonomi (IEP), të sjellë nga gazeta “Express”, rezulton se vetëm 11 shtete në botë nuk janë të përfshira në konflikte.

Shtetet që janë me rrezik të ulët për luftëra janë Zvicra, Japonia, Katari, Mauritusi, Uruguai, Kili, Bostëana, Kosta Rika, Vietmani, Panamaja dhe Brazili. 

Ndërsa, 10 shtetet ku ka konflikte më të ashpra llogariten të jenë Sudani Jugor, Iraku, Somalia, Sudani, Republika Qendrore Afrikane, Republika Demokratike e Kongos, Pakistani, Koreja e Veriut, Rusia dhe Nigeria.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme