Cameron: ISIS përbën kërcënim direkt për Britaninë, do përfshihemi në konflikt

Kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se ISIS, organizata e xhihadistëve, përbëjnë kërcënim direkt për Britaninë e Madhe. Për këtë arsye Cameron mendon se edhe shteti britanik duhet të përfshihet në këtë konflikt.
Xhihadistët e ISIS kanë marrë nën kontroll një pjesë të territorit të Sirisë dhe Irakut, prandaj, sipas Cameron, Britania e Madhe duhet t’i përdorë të gjitha aftësitë e saj ushtarake për të ndalur avancimin e tyre. Gjithashtu ai është shprehur kundër largimit të trupave britanike nga Iraku.
n.k
Add new comment