Arkiv-Lajme
Rrjet prostitucioni në Sarandë, anti-krimi arreston pesë persona, mes tyre pronarët e hotelit
Turizëm, pra edhe prostitucion. Policia e Sarandës ka finalizuar mbrëmjen e djeshme një operacion të koduar me emrin “Shkëndija”, që ka shpërbërë një grup përgjegjës për shfrytëzim prostitucioni. Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, operacioni është kryer nga strukturat e anti-krimit, të cilat kanë vënë në pranga pesë persona. Sipas burimeve, drejtues i këtij rrjeti ishte shtetasi Kostaq Gjini, 38 vjeç, i cili në hotelin e tij u ofronte klientëve shërbime nga disa femra, të cilat janë mes personave të arrestuar.
Azem Vllasi: Shteti dhe shoqëria e kanë bërë sehir radikalizmin islamik në Kosovë
Ish hierarku i lartë kosovar nën Jugosllavi, tashmë në rolin e analistit, Azem Vllasi, ka dhënë një intervistë për gazetën Express ku ka trajtuar çështjen e radikalizmit islamik. Këto dukuri kanë ardhur në Kosovë për shkak se të gjitha segmentet e shoqërisë dhe shtetit kanë dështuar ngapak, thotë Vllasi. Mirëpo, masat represive s’kryejnë punë në aspekt afatgjatë. Hoxhallarët, Bashkësia Islame, shkollat dhe mediat duhet të ndihmojnë shoqërinë për tejkalimin e këtij problemi.
Papa Françesku shpjegon për gazetarët dy arsyet që e shtyjnë të vizitojë Shqipërinë
Papa Françesku e komentoi kështu arsyen e ardhjes në Shqipëri, i pyetur nga gazetarët gjatë rrugës së kthimit nga Korea e Jugut, në avionin e linjës Seul-Romë: “Tani të mendojmë se jemi në Ballkan: Kanë mundur të bëjnë një qeveri uniteti kombëtar mes myslimanëve, ortodokseve dhe katolikëve me një këshill ndërfetar që ndihmon shumë dhe është i ekuilibruar, dhe kjo është gjë e mirë, është harmonizuese.
Mendova se Prania e Papës në Shqipëri është për t’i treguar të gjithë popujve: Ja, mund të punohet së bashku. Unë e ndieja si të ishte një ndihmë e vërtetë për atë popull fisnik”.
Bie masivi shkëmbor në galeri, dy minatorë humbasin jetën në Fushë-Lopës të Matit
Ngjarjet tragjike me viktima minatorët shqiptarë përsërisin njëra-tjetrën. E fundit ka ndodhur
Përfundon shkatërrimi i arsenalit kimik sirian. Por ndërkaq edhe vetë Siria shkon drejt zhbërjes
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të hënën shkatërrimin e të gjithë arsenalit të armëve kimike siriane disa javë përpara përfundimit të afatit në anijen amerikane “Cape Ray” në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut.
Nishani për ABC News: Nuk kam asnjë motiv politik në veprimet e mia, thjesht bëj detyrën
Presidenti Bujar Nishani ka dhënë një intervistë në televizionin ABC, ku ka folur ndër të tjera për paralajmërimin e kryeministrit Rama lidhur me ligjet që Nishani ka kthyer në Kuvend, të cilësuara si antikushtetuese, se ato do të kalojnë. Nishani thotë se kjo është përpjekje e shumicës që t'ia ndalojë dhe të drejtën e shprehjes me dekret. Sipas tij, sulmi i maxhorancës nisi fillimisht me heqjen e kompetencës dhe tashmë duan ta ndalojnë edhe për shprehjen me dekrete.
A është vrarë terroristi Muhaxheri? Një Tv kurd njofton se shqiptari u vra në përplasje me trupat kurde, por s’ka konfirmime
Lavdrim Muhaxheri është vrarë? Nga njoftimet e fundit nga televizioni kurd KNNC, lajm të cilin e transmeton kosovalbaner.com thuhet se është konfirmuar vrasja e Lavdim Muhaxherit dhe trupi i tij është paraqitur në ekranet e këtij televizioni. Gazeta Express e Prishtinës nuk ka arritur ta konfirmojë këtë lajm, megjithatë sipas ekranit kurd, Muhaxheri ka vdekur pas plagëve të marra nga Forcat Mbrojtëse Kurde. Sipas portalit kosovalbaner.com, trupi i vdekur i terroristit Muhaxheri është publikuar i vdekur në kanalin e KNNC-së.
Gjashtë shqiptarë kandidojnë në zgjedhjet suedeze. Zëri jep emrat dhe bën thirrje për mbështetje
Gjashtë shqiptarë, shtetas të mbretërisë suedeze, kandidojnë për parlamentin suedezë në zgjedhjet e shtatorit. Gazeta Zëri jep emrat e tyre: Adnan Dibrani, Arba Kokalari, Adrian Kaba, Naim Murseli, Aurora Pirraku Eriksson dhe Shkurte Xhemajli. Pa harruar nga ana tjetër t’u bëjë thirrje bashkëpatriotëve të origjinës, të votojnë për këta kandidatë. “E drejta e juaj qytetarë shqiptarë të Suedisë për të votuar përcaktohet nga të dhënat në regjistrin e popullatës së Organeve tatimore 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Gjendet pas 4 muajsh pranë derdhjes së Bunës, trupi i 39 vjeçarit që u hodh nga trageti
Ngjarja tragjike ka ndodhur 19 prillin e shkuar, por trupi i pajetë i 39-vjeçarit Gentian Peta është gjetur vetëm sot në grykëderdhjen e Bunës, mesa duket i shtyrë nga rrymat detare. Peta ishte hedhur në ujërat e detit Adriatik teksa udhëtonte me tragetin e linjës Durrës-Bari. Nga hetimet rezultoi se bëhej fjalë për një hedhje të vullnetshme.
Sesion Albanologjie me temë plagjiaturë të S.Hamitit, akuzon Sali Bytyçi dhe shton: Nuk e ka për herë të parë
Në një shkrim të sotëm tek Express-i i Prishtinës, autori Sali Bytyçi bën me dije se tema kryesore e sesionit shkencor të Seminarit të Albanologjisë (29 - 30 gusht 2014), “Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha”, organizuar nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës, tenton të mbulojë një plagjiaturë të njërit prej profesorëve të tij, pikërisht të Sabri Hamitit.