Përfundon shkatërrimi i arsenalit kimik sirian. Por ndërkaq edhe vetë Siria shkon drejt zhbërjes

Postuar në 19 Gusht, 2014 02:49

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të hënën shkatërrimin e të gjithë arsenalit të armëve kimike siriane disa javë përpara përfundimit të afatit në anijen amerikane “Cape Ray” në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut. 
Duke e cilësuar si një “arritje të madhe, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama tha: “Kemi realizuar qëllimin e përbashkët për të siguruar që regjimi i Assad-it nuk mund të përdor arsenalin e tij kimik mbi popullin sirian. Ky ishte një mesazh i fortë se përdorimi i këtyre armëve të neveritshme ka pasoja dhe nuk do të tolerohet znga bashkësia ndërkombëtare. Rreth një vit më parë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kërcënuan me ndërhyrje në luftën civile të Sirisë, pas dëshmive se forcat e Assad-it kanë përdorur armët kimike kundër zonave të kontrolluara nga rebelët”.

Por ndërkaq, me ose pa këto armë, Siria është e shkatërruar dhe e ndarë, me një pjesë të madhe të territorit të okupuar nga ISIS. Mjaft analistë, si edhe ish sekretarja e shtetit Klinton, në vend të kërcënimit amerikan për armët kimike besojnë se Obama duhej të kishtë ndërhyrë fuqishëm në teatrin e luftimeve, çka do kishte shmangur edhe fuqizimin e fenomenit ekstremist.    

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.