Gjendet pas 4 muajsh pranë derdhjes së Bunës, trupi i 39 vjeçarit që u hodh nga trageti

Ngjarja tragjike ka ndodhur 19 prillin e shkuar, por trupi i pajetë i 39-vjeçarit Gentian Peta është gjetur vetëm sot në grykëderdhjen e Bunës, mesa duket i shtyrë nga rrymat detare. Peta ishte hedhur në ujërat e detit Adriatik teksa udhëtonte me tragetin e linjës Durrës-Bari. Nga hetimet rezultoi se bëhej fjalë për një hedhje të vullnetshme. Peta kishte rreth tre vjet që jetonte e punonte në Gjermani, ndërsa pak ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë, autoritetet vendase i kanë kërkuar të largohej nga shteti federal, pasi nuk i përmbushte kriteret për të përfituar dokumentacionin përkatës që duhet të ketë një emigrant në zonën “Shengen”.
a.k
Add new comment