Konferenca e Ballkanit në Berlin, Merkel para mediave vetëm me Ramën. Acarohen fqinjët, sidomos Beogradi

Në Konferencën për Ballkanin që pritet të mbahet 28 gusht në Berlin, do të ndodhë diçka e pazakontë. Aty pritet që të marrin pjesë gjithë vendet e Ballkanit, por Top Channel raporton se për këtë event ka pasur përplasje të forta: Në përfundim të saj, kancelarja Angela Merkel pritet që të dalë në konferencë vetëm me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Beogradi, që ka thënë se Rama nuk mund të flasë në emër të gjithë Ballkanit. Ndërkaq reagime ka pasur edhe nga Kroacia dhe Sllovenia. Por, kjo nuk e ka lëkundur kancelaren Merkel, e cila do të shfaqet në krah të Ramës dhe presidentit të Komisionit Europian.
a.k
Comments
Ky eshte versioni rilindas i

Ky eshte versioni rilindas i "jemi te dytet pas Gjermanise"???

A po tallni t... ju a ca, qe u bezdiska Kroacia qe hyri ne BE se km i Shqiperise ben konferenca shtypi? Kot me pyet, kush jane keto "burimet diplomatike" te Top-Channel aman?

Ca ka per tu cudit ore se po

Ca ka per tu cudit ore se po na cmendni. E cuditshmja eshte se konferenca mbahet ne Berlin kur mund e mbahej fare mire ne Tirane.

I bejme nje hapje me ca grafika ne powerpoint, (duhet ta ciceroje dikush me nje ipad roze {very important kjo}) nje muzike rimike te ngrohte pas 1 ore e 20 minutash dhe kryesorja eshte qe te shkallat e hyrjes duhet nje tende.

Te flase pastaj ndonje kroat, grek a sloven. Te plasi nga inati

Add new comment