Gjashtë shqiptarë kandidojnë në zgjedhjet suedeze. Zëri jep emrat dhe bën thirrje për mbështetje

Postuar në 18 Gusht, 2014 11:38

Gjashtë shqiptarë, shtetas të mbretërisë suedeze, kandidojnë për parlamentin suedezë në zgjedhjet e shtatorit. Gazeta Zëri jep emrat e tyre: Adnan Dibrani, Arba Kokalari, Adrian Kaba, Naim Murseli, Aurora Pirraku Eriksson dhe Shkurte Xhemajli. Pa harruar nga ana tjetër t’u bëjë thirrje bashkëpatriotëve të origjinës, të votojnë për këta kandidatë. “E drejta e juaj qytetarë shqiptarë të Suedisë për të votuar përcaktohet nga të dhënat në regjistrin e popullatës së Organeve tatimore 30 ditë para ditës së zgjedhjeve. Keni të drejtë votimi në zgjedhjet parlamentare nëse ju: Keni nënshtetësi suedeze dhe jeni apo keni qenë të evidentuar në regjistrin e popullsisë në Suedi. Keni të drejtë votimi në zgjedhjet komunale dhe për këshillin e qarkut nëse ju: Keni nënshtetësi suedeze dhe jeni të evidentuar në regjistrin komunal dhe të prefekturës keni nënshtetësi të ndonjë nga shtetet anëtare të Unionit Europian ose nënshtetësi. Shqiptarë që jetoni në Suedi dhe keni të drejtë vote, mos e humbisni këtë rast që t’ju përfaqësojnë shqiptarët në parlamentin Suedez por dilni dhe votoni me 14 shtator”, thotë Zëri i Prishtinës.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.