Sesion Albanologjie me temë plagjiaturë të S.Hamitit, akuzon Sali Bytyçi dhe shton: Nuk e ka për herë të parë

Postuar në 18 Gusht, 2014 10:03

Në një shkrim të sotëm tek Express-i i Prishtinës, autori Sali Bytyçi bën me dije se tema kryesore e sesionit shkencor të Seminarit të Albanologjisë (29 - 30 gusht 2014), “Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha”, organizuar nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës, tenton të mbulojë një plagjiaturë të njërit prej profesorëve të tij, pikërisht të Sabri Hamitit. “Me ndihmën e taksapaguesit të vendit më të varfër të Evropës, vijnë njerëz nga hapësira mbarëshqiptare: nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, por edhe nga Evropa: Italia, Rumania, Bullgaria etj., për ta bërë të paqenë plagjiaturën që Sabri Hamiti i ka bërë teorisë së Nortrop Frajit për Kodet e mëdha”, thotë Bytyçi. Ai e ka denoncuar edhe tjetër herë Hamitin për plagjiaturë, dhe jo vetëm që nuk është marrë ndonjë masë kundër kësaj plagjiature, pra autorit të saj deri më sot nuk i ka munguar asnjë qime por, thotë Bytyçi: “Libri “Tematologjia” (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 2005), autorin e të cilit e akuzova atëbotë për plagjiaturë, në fund të atij viti (2005), në Tiranë, mori çmimin kombëtar “Pena e Argjendtë”!!!”

 

Lexoni më shumë në linkun: http://www.gazetaexpress.com/shkurt-e-shqip/teoria-e-vjedhur-teme-qendrore-e-seminarit-te-albanologjise-36817/

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.