Azem Vllasi: Shteti dhe shoqëria e kanë bërë sehir radikalizmin islamik në Kosovë

Postuar në 19 Gusht, 2014 06:38

Ish hierarku i lartë kosovar nën Jugosllavi, tashmë në rolin e analistit, Azem Vllasi, ka dhënë një intervistë për gazetën Express ku ka trajtuar çështjen e radikalizmit islamik. Këto dukuri kanë ardhur në Kosovë për shkak se të gjitha segmentet e shoqërisë dhe shtetit kanë dështuar ngapak, thotë Vllasi. Mirëpo, masat represive s’kryejnë punë në aspekt afatgjatë. Hoxhallarët, Bashkësia Islame, shkollat dhe mediat duhet të ndihmojnë shoqërinë për tejkalimin e këtij problemi.

“Ne e dimë se për një kohë të gjatë dukuri të tilla ka, por si shoqëri disi kemi vëzhguar dhe e kemi përcjellë shtrirjen e këtij fenomeni, por kurrë s’kemi shtruar pyetje se pse po përhapet”, thotë Vllasi. Sipas tij, kanë dështuar së bashku në luftën ndaj fenomenit, si shteti edhe Bashkësia Islame e cila s’ka qenë në gjendje të kontrollojë imamët problematikë.

“Sa i përket masave represive i konsideroj me efekt të kufizuar. Masat represive nuk mund ta zhdukin fenomenin negativ. Masat represive ndërmerren atëherë ku vlerësohet se prej një fenomeni të tillë i kanoset drejtpërdrejtë rreziku sigurisë së Shtetit”, pohon Azem Vllasi.

 

Më gjerësisht në linkun: http://www.gazetaexpress.com/intervista/interviste-me-azem-vllasinradikalizmi-islamik-duhet-te-luftohet-37038/

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.