Bie masivi shkëmbor në galeri, dy minatorë humbasin jetën në Fushë-Lopës të Matit

Postuar në 19 Gusht, 2014 03:59

Ngjarjet tragjike me viktima minatorët shqiptarë përsërisin njëra-tjetrën. E fundit ka ndodhur

mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në minierën e Fushë Lopës, në Martanesh. Siç raportohet nga Enver Doçi për B/web, minatorët kanë humbur jetën teksa punonin brenda në galeri. Grupi i punës prej 7 minatorësh ndodhej në frontin e punës, në një galeri rreth 200 metra në thellësi të tokës, kur u shkëput një masiv shkëmbor dhe zuri poshtë dy minatorët, duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Identifikimet e para flasin për viktimat si më poshtë: Një 30 vjeçar i identifikuar si Denaid Barçi dhe një 53 vjeçar i identifikuar si Xhemal Sela, nga Komsia e Matit. Informacionet që vijnë nga vendngjarja janë të pakta, pasi minera ndodhet në një nga zonat më të thella të Matit ku as valët e celularit nuk zënë.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.