Irak, dorëhiqet kryeministri Nuri al-Maliki. Në detyrë zv. Kryetari i Parlamentit Haider al-Abadi

Postuar në 14 Gusht, 2014 17:05

Kryeministri iraken Nuri al- Maliki ka dhënë dorëheqjen. Largimi i tij vjen në një kohë kur vendi ndodhet në kushte lufte, me ISIS që ka pushtuar territore të gjera dhe kur 1.2 milionë irakenë kanë lënë shtëpitë e tyre. Në vend të Malikit vjen Haider al-Abadi, zv.kryetar i Parlamentit, i cili është emëruar në detyrën e kryeministrit nga presidenti Fuad Masum. I lindur më 1952, al-Abadi është një inxhinier elektrik i cili ka përfudnuar edhe doktoraturën në Britani. Dy vëllezër të tij janë eleminuar nga regjimi i Sadam Huseinit dhe njëri është burgosur për 10 vjet. Në vitin 2003 ai u caktua ministër i Komunikacionit. Vlerësohet si i moderuar, por i vendosur.

http://www.bbc.com/news/world-middle-east-28798033

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.