Ylli Rakipi: "Vizita e Arvizusë tek Fullani nuk ishte e arsyeshme, mu duk vizitë për t’i qarë hallin që ka zënë Guvernatorin"

Për Ylli Rakipin vizita e ambasadorit amerikan tek Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ishte “për t’i qarë hallin”.
Rakipi thotë se mungesa e flamurit amerikan në makinën e ambasadorit Aleksandër Arvizu, do të thotë se a ishte një takim mes miqsh për të qarë hallin e madh që i ka rënë njërit prej tyre.
“Është një pikë shumë interesante dhe mua me vjen keq, nuk do doja të thoja disa gjëra që do them në këtë moment. Ambasadori i SHBA-së ka bërë një vizitë te zyra e Guvernatorit, por më përpara duhet të themi se ai është mik i Guvernatorit Fullani”, tha Rakipi gjatë një interviste për “OraNews”.
“Vura re përgjatë ditës që shumë media u përpoqën të mos e shihnin këtë pjesë, por u përpoqën ta shihnin si një pjesë të përgjegjësisë së lartë të Ambasadorit të SHBA-së për të vënë pikat mbi “I” për një problem, për një skandal shqiptar.”
Ish-drejtuesi i gazetës “Albania”, nënvizoi më tej se, “ambasadori i SHBA-së sot, (nuk e ndoqa mirë, nuk e di si e shpjegoi ai intervistën e tij), por mbase ishte një vizitë informale, vizitë tek një mik, sepse nuk kishte simbolet e tij, të paktën flamuri që shoqëron makinat apo mënyra se si lëvizin Ambasadorët, sidomos ai i SHBA-së dhe të them të drejtën, orë më pas unë e mora si një vizitë informale, për të biseduar dhe për tu këshilluar me një mik që ka ndenjur gjatë këtu, për hallin që i ka rënë mikut”.
“Ambasadori Arvizu di shumë më shumë për të. Sa influencë dhe sa i madh është ky njeri, dha dorëheqjen dhe iku si leckë nga presidenca e Bankës Botërore. Dhe unë do t’i them Ambasadorit Arvizu se këshilla që politika të mos flas në këtë rast, nuk do të thotë që të flasin diplomatët. Se politika e di, nuk flet, është e bindur vet, se politikën e ka kapur Fullani, fëmijët e politikës janë në punë tek Fullani dhe nuk është shumë e nevojshme një këshillë e ambasadorit në këtë rast”, u shpreh Rakipi.
http://www.oranews.tv/vendi/rakipi-arvizu-shkoi-te-fullani-p...
Comments
Mbase duhet saktesuar: me

Mbase duhet saktesuar: me cfare merret momentalisht Ylli Rakipi?

Nje here kara-kterizohet si ish-drejtues i gazetes Albania,

me pas karakter-izohet si Drejtues i ish-gazetes Albania!

Kush eshte ish? Ylli apo Gazeta Albania?

Ambasadori amerikan dihet, kudo shkon si ambasador amerikan, edhe pse Senati amerikan

per arsye krejt te tjera, aspak shqiptare, po vonon emerimin e pasardhesit.

Po Ylli, Ylli Rakipi, me cfare statusi ushqehet ne Tiranen me banke kombetare te vjedhur?

Nese eshte kontributor, aksionier ne kete banke, sigurisht ka te drejte qe ben kujdes

t'i tregoj vendin ambasadorit te Amerikes.

Add new comment