Vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri që u kthye në shqiptarin më të kërkuar

Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar që u arrestua në Ekuador është dhe vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri.
33-vjeçari Rexhepi do të listohej si personi më i kërkuar në vend pikërisht në vitin 2006. Asokohe, djali që ishte student juridiku në Tiranë, u kap me dy pistoleta në hollin e “Hotel Tiranës”, duke pirë kafe bashkë me një shokun e tij, shkruan “Mapo”.
Policia përcolli me shumë bujë arrestimin e tij, ndërsa u tha se vlonjati dyshohej dhe akuzohej si vrasës me pagesë. Për policinë, Dritan Rexhepi rezultonte të ishte autori i vrasjes së dy punonjësve të policisë në Fushë-Krujë në vitin 1998. Natën e arrestimit Rexhepi arriti të arratisej nga Komisariati i Durrësit.
Arratisjet nga burgu për Rexhepin më pas u kthyen në një gjë normale. Ai arriti gjithashtu të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Pavia. Gjithashtu ai është arratisur dhe nga një burg në Belgjikë.
S.S
Add new comment