Vuçiç: "Qytetarët na kanë zgjedhur për të zbatuar politika për interes të serbëve dhe jo për interes të vendeve të huaja"

Postuar në 15 Gusht, 2014 05:59

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thotë se Serbia nuk do të ndryshojë pozicion ndaj Rusisë dhe beson se kjo nuk do të rrezikojë “rrugën e saj për në BE”.

“Ne e respektojmë Evropën, ne duam të jemi pjesë e saj, por ne kërkojmë që zëri i Serbisë të respektohet dhe të mbrohet identiteti dhe integriteti ynë kombëtar”, tha Vuçiç në një intervistë për gazetën “Večernje Novosti”.

“Ne gjithmonë do t’i respektojmë pikëpamjet e të tjerëve. Por, qytetarët na kanë zgjedhur për të zbatuar politika për interes të serbëve dhe jo për interes të vendeve të huaja”.

Vuçiç thotë se Gjermania nuk ka kërkuar asnjëherë që Serbia të mos interferojë në prezencën e Kosovës në OKB. “Besoj tek fjala e Angela Merkel dhe jam i bindur se Serbia do të hapë kapitujt 32 dhe 35 gjatë këtij viti”. Kryeministri serb gjithashtu ka thënë se hyrja e serbëve në parlamentin e Kosovës nuk do të thotë se Serbia njeh shtetin e Kosovës.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.